English

Dita e Pagave të Barabarta: Zbuloni hendekun gjinor të pagave në vendin tuaj

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Duke përllogaritur hendekun gjinor, 4 nëntori është dita e fundit në Evropë që burrat dhe gratë në mënyrë të barabartë.

- Advertisement -

Kjo ndodhi pasi gratë në Bashkimin Evropian fitojnë mesatarisht 16 për qind më pak sesa homologët e tyre burra. Kështu që, me 16 për qind të mbetur nga viti i punës, kontinenti shënoi Ditën e Pagave të Barabarta.

Sigurisht, hendeku i pagës midis burrave dhe grave nuk është një çështje e lehtë: gratë janë më të predispozuara të jenë kujdestaret kryesore në familjet e tyre, dhe historikisht janë më të prirura të punojnë në sektorë si ekonomia, e cila në përgjithësi paguhet më pak. 

Por gjithashtu, grave ju ndodh më shpesh të përballen me atë që njihet si “tavani i qelqit”, një barrierë e padukshme artificiale në tregun e punës, nga kompanitë, apo për t’u anashkaluar nga ngritja në detyrë nga eprorët e tyre meshkuj dhe për t’u paguar më pak për të kryer të njëjtën detyrë si kolegët e tyre të gjinisë mashkullore.

Në Evropë, hendeku i pagave ndërmjet gjinive ndryshon gjerësisht nga shteti në shtet, ku disnivelet më të mëdha janë në vendet me ekonomi më të zhvilluar, por ajo çka mbetet e pandryshuar është shifra 16 për qind, e cila pothuajse nuk ka lëvizur aspak në 5 vitet e fundit.

“Biletat e Grave”

Më 18 mars të vitit 2019, kompania e trenave të Berlinit deklaroi se biletat për gratë do të kushtonin 21 për qind më pak. Nga ana tjetër solli një paralajmërim të ashpër: Burrat që tentojnë të udhëtojnë me biletat e grave do të cilësoheshin si “shmangës të tarifës” dhe do të gjobiteshin me 60 euro.

Transporti publik i Berlinit e dha këtë argument teksa më herët gjatë vitit Gjermania mbajti Ditën e Pagave të Barabarta, edhe pse mbetet një nga vendet më të këqija në Evropë për sa i përket ndryshimit gjinor të pagave, ku gratë fitojnë mesatarisht 21 për qind më pak se burrat.

Edhe pse ka disa përjashtime (diferenca gjinore e pagave në Rumani është 3,5 për qind dhe në Itali është 5,3 për qind), në përgjithësi Evropa nuk ndjek politika të mira për sa i përket pagave të barabarta.

hendeku pagave

Megjithatë, kjo nxjerr në pah se shifrat në titull mund të jenë çorientuese. Në vendet ku shkalla e punësimit të grave është e ulët, hendeku i pagave ka prirje të jetë më i ulët sesa mesatarja.

Nga ana tjetër, diferenca e madhe ndërmjet pagave është tregues i një tregu pune në të cilin gratë janë më të përqëndruara në një numër të kufizuar sektorësh apo profesionesh, ose në të cilën një pjesë e konsiderueshme e tyre punojnë me kohë të pjesshme.

Afërsisht zero

Gjithashtu, ka ndryshime për sa i përket grupmoshave. Në 2019, në Angli u zbulua se hendeku i pagave midis punonjësve me kohë të plotë ishte 8,9 për qind, shifër kjo e ngjashme me atë të vitit 2018 dhe që pësonte një rënie me vetëm 0.6 për qind, që nga 2012. Nëse këtu do të përfshiheshin edhe ata që janë në punë me kohë të pjesshme, shifra do të arrinte në 17,3 për qind, e krahasuar me 17,9 për qind nga një vit më parë.

Por sipas Zyrës Kombëtare të Statistikave në Britaninë e Madhe, edhe pse ka ende pabarazi midis burrave dhe grave mbi të dyzetat, diferenca e pagave për punonjësit me kohë të plotë nën kësaj moshe  është afërsisht zero.

 “Një nga arsyet për dallimin në hendekun gjinor të pagave është se grupmosha e grave mbi të dyzetat është më e prirur të punojë në pozicione pune me pagë të ulët, krahasuar kjo me vajzat e reja, janë më pak të prirura të punojnë si menaxhere, drejtuese apo si zyrtare të larta”, tregon raporti i vitit 2019.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Altin Dumani paraqiti raportin e Prokurorisë së Posaçme, si e vlerësoni punën e SPAK për vitin 2023?
×