English

Dita e sotme shënon 100-vjetorin e Tiranës si kryeqytet i Shqipërisë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Më 11 shkurt 1920 Tirana u shpall kryeqytet i Shqipërisë nga një vendim i marrë në Kongresin e Lushnjës. Vendimi për përcaktimin e Tiranës, asokohe një vendbanim modest, si kryeqendër e Shqipërisë u mor si kompromis për shkak të rrëzimit të kandidaturave të Vlorës dhe Shkodrës.

- Advertisement -

Pozicioni i favorshëm gjeografik larg rrezikut nga orekset ekspansioniste të fqinjëve e shndërroi shumë shpejt Tiranën në një qendër të sigurt për strehimin e qeverive dhe më pas, në një pol ekonomik dhe industrial të vendit. Sot Tirana numëron mbi 500 mijë banorë dhe shtrihet në mbi 1100 kilometra katrorë sipërfaqe.

Qyteti i Tiranës u themelua në vitin 1614 nga Sylejman Pashë Bargjini, me origjinë nga fshati Mullet dhe u përmend për herë të parë emri i Tiranës në vitin 1418 në një dokument të Venedikut.

Gjatë gjithë historisë së saj, kryeqyteti i  Shqipërisë ishte një qendër romake (Theranda) dhe bizantine (periudhën e zgjerimit të saj të parë).

Ajo u pushtua në shekullin e pesëmbëdhjetë nga Perandoria turko-osmane, pushtim ky që ndikoi dhe ndryshoi politikën, shoqërinë, kulturën, arkitekturën dhe fenë në shekujt e mëvonshëm. Tirana sot është kthyer si qendra e gravitetit të zhvillimit ekonomik dhe shoqëror për qytetarët e Shqipërisë.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?