Ekipi i Unitetit më 13 qershor të vitit 2007 shpalli konkursin 15-ditor për flamurin dhe stemën e Kosovës, ku thuhej se “çdo propozim duhet t’i përmbahet frymës dhe përmbajtjes së propozimit gjithëpërfshirës për zgjidhjen e statusit të Kosovës”.
Gjithashtu në flamurin e republikës së pavarur të Kosovës nuk duhet të përdorej simboli i shqiponjës dhe as ngjyrat kuq e zi (për shkak të flamurit të Shqipërisë) dhe kuq, kaltër dhe bardhë (flamuri i Serbisë), shkruan KosovaPress.
Flamuri i Republikës së Kosovës u adoptua nga Kuvendi i Republikës së Kosovës menjëherë pas deklarimit të pavarësisë së Kosovës nga Serbia, më 17 shkurt 2008.
Flamuri ishte rezultat i një gare ndërkombëtare për dizajnimin e tij, ku u dorëzuan gati 1000 punime.
Versioni i përdorur tani është variant i punimit të dizajnuar nga Muhamer Ibrahimi. Ai ka gjashtë yje të bardha në një hark sipër një harte të artë të Kosovës në sfondin blu.
Yjet simbolizojnë gjashtë grupimet kryesore etnike të Kosovës.
LEXONI GJITHASHTU:
- Kosova feston 23-vjetorin e çlirimit, Kurti: S’e harrojmë kurrë të kaluarën
- Osmani: Kosova është e bekuar me mbështetjen nga kancelari Scholz