English

Dita Ndërkombëtare e Gruas, liderët e politikës urojnë 8 Marsin

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

E gjithë bota feston sot Ditën Ndërkombëtare të Gruas. Pavarësisht se lëvizjet për të drejtat e grave nisën që prej fillimit të viteve 1900, lëvizjet feministë e adaptuan 8 Marsin në vitin 1967, kurse OKB e njohu si festë në vitin 1977.

- Advertisement -

Në Ditën Botërore të Gruas, festë ne 8 Marsit, nuk kanë munguar urimet e liderëve politikë. Secili prej tyre kanë zgjedhur nga një mënyrë të veçantë për të përcjellë urimet për gruan në përgjithësi por dhe në veçanti.

Presidenti, Ilir Meta në urimin e tij shprehet se, Shqipëria ka ende një hendek për të kapërcyer sa i takon barazisë gjinore dhe të drejtave të grave.

“Shqipëria do të bëhet një vend edhe më i bukur, vetëm me vajza e gra të lumtura e të realizuara në çdo aspekt, të barabarta me burrin si në jetën publike ashtu edhe atë profesionale, dhe që nuk keqpërdoren nga politika. Duhet të çlirojmë potencialet e vërteta dhe të plota të vajzave dhe grave të Shqipërisë, që të ndalim shpopullimin e Atdheut dhe degradimin e familjes”, shkruan Presidenti.

Kryeministri, Edi Rama në këtë ditë ka sjellë një video me grafikë ku shpjegohet numri i grave ministra në qeveritë shqiptare të sistemit pluralist.

“Një urim të përzemërt të gjitha grave e vajzave shqiptare, që janë gjysma me e mirë e këtij populli”, shkruan z. Rama.

Ndërsa, lideri i opozitës Lulzim Basha ka zgjedhur një mesazh personal, duke postuar urimin që dy vajzat e tij i kanë bërë nënës së tyre dhe bashkëshortes së tij.

“Mëngjesi sot nisi me një urim nga familja jonë për të gjitha vajzat dhe nënat shqiptare: Gëzuar 8 Marsit!”, shprehet z. Basha.

Urime për këtë ditë ka ndarë dhe Kryetari i Parlamentit, Gramoz Ruçi, i cili ndër të tjera thekson se, Shqipëria ka rezultate më të mira se BE në indeksin gjinor në fushën e qeverisjes, por shton se nuk mund të thuhet e njëjta gjë për aspekte të tjera të barazisë gjinore.

Në mesazhin e tij, z. Ruçi sjell disa statistika për vendin tonë, ku veçohen se “shkalla e punësimit për gratë e vajzat është rreth 15 për qind më e ulët se e burrave, hendeku gjinor i pagave është në kufijtë 10 për qind.”

Kurse për dhunën që konstatohet gjatë tre deklaratave të tranzionit dhe që vijon ende, sipas kreut të Kuvendit ndodh “shkak të rigjallërimit të demonëve të vjetër autoritarist  e maskilist, por edhe për shkak të edukimit, vëmendjes, kontrollit dhe më të pakët të shoqërisë.”

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?