Në një aktivitet të mbajtur në Elbasan në ditën Ndërkombëtare të personave me Sindromën Down, personat që punojnë çdo ditë me ta, fëmijë e prindër kërkuan respektim të të drejtave dhe mundësi të barabarta për këtë kategori.
Besnik Lushnjari, prind i një vajze me këtë sindromë thotë se vështirësitë e të rriturit një fëmijë si Kristina janë të mëdha.
“Kristina ka lindur me ketë lloj sëmundje, është 21 vjeçe dhe e kam regjistruar tek shkolla “Zëra Jete”. Gjatë kohës që ka qene e vogël ka pas shumë vështirësi të flasë, me kalimin e kohës mbasi unë gjeta mbështetjen tek shkolla, ka arrit që sot Kristina flet. Sa e vështirë është te kesh një fëmijë me këtë sindromë? Është shumë e vështirë me pas një fëmijë si puna Kristinës, ja dinë vetëm personat që jetojnë. Kjo do shumë aktivitete, do një njeri mbrapa të aktivizohet. Sepse gjatë kohës që kjo është vetëm kjo e humb, këtë e njeh pothuajse gjysma e Elbasanit për problemet që ka”,-tha Besnik Lushnjari, prind i një fëmije me sindromën Down.
Rezarta Biçoku, drejtoreshë e shkollës speciale “Zëra Jete”, në Elbasan, thekson se tashmë këta fëmijë nuk diskriminohen, por përballja me sfida të tjera është e madhe.
“Aktualisht në shkollën speciale ” Zëra Jete” janë vetëm dy fëmijë me këtë sindromë. Ka patur një numër të madh me sindromën dawn tashmë ata e kanë mbaruar ciklin 9 -vjeçar dhe tashmë ata janë ne shtëpia nuk është se janë të integruar ne jetën e përditshme. Sa i përket diskriminimit, ka një ndryshim tashmë këta persona nuk diskriminohen, mbështeten pranohen pasi janë personat me të dashur që ekzistojnë ne këtë botë.
“Në vendin tonë nuk dihet saktë numri i personave me sindromën Doën por ajo që dihet është se këta fëmijë kanë nevojë për terapi fizike, psiko-dinamike dhe sociale dhe po ashtu shumë e rëndësishme për ta është menaxhimi i gjendjes emocionale, pasi janë shumë persona të ndjeshëm. Dhe pikërisht kjo ndjeshmëri bën që ata të jenë njëkohësisht dhe fëmijë shumë të dashur dhe që ata e japin shume dashuri dhe pa paragjykime, edhe ndaj atyre personave që i shohin si “ndryshe”,- Rezarta Biçoku – Drejtoreshë e Shkollës Speciale “Zëra jete” Elbasan.
LEXONI GJITHASHTU:
- Ish-trajneri i njohur britanik: Nuk mund të gjykojmë Anglinë ndaj ekipeve të dobëta
- Dita e Sindromës Down/ Prindërit: Heqja e pagesës së kujdestarisë e papranueshme