English

Ditë e zymtë për Italinë, numri i vdekjeve arrin në 793 persona

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ditët e zymta për Italinë duket se nuk kanë fund, pasi numri i të vdekurve nga COVID-19 po rritet dita ditës. Sot, numri i viktimave ka shkuar në 793 persona brenda 24 orëve. Gjithashtu janë konstatuar 6 557 raste të reja të infektuar.

- Advertisement -

Në total në Itali, tashmë numërohen 42 681 persona të infektuar nga coronavirus prej të cilëve 2 857 po mbahen në kujdes intensiv.

Ndërkohë një grup prej 52 mjekësh nga Kuba kanë shkuar në Itali për të dhënë ndihmë në kujdesin ndaj të prekurve nga virusi.

Ndërkohë, Gjermania dhe Zvicra kanë hapur dyert e spitaleve për të prekurit në lindje të Francës, e cila po vuan nga vala e madhe e të prekurve nga virusi.

20 pacientë janë mirëpritur në spitalet e Gjermanisë, kurse 6 të tjerë janë shtruar në Zvicër.

Franca ka nisur të ndërtojë spitale në rajonin e Alsace, pasi spitalet në qytetet Mulhouse dhe Comar janë të mbipopulluara nga raste e prekura këtë javë. Të premten, Franca ka njoftuar vdekjen e 78 personave kurse në total janë 450 vdekje.

Nga ana tjetër, Spanja është bërë vendi i dytë më i prekur në Evropë dhe i katërti në botë pas Italisë, Kinës dhe Iranit.

Vetëm në Madrid janë shënuar 200 vdekje të premten, duke e çuar numrin e viktimave në mbarë vendin në mbi 1 mijë persona.

Në të gjithë botën, coronavirus ka vrarë më shumë se 10 mijë persona ku 5 976 viktima janë shënuar në Evropë.

 

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?