Familja e Ariel Geller ishte e ftuar për një turne me guidë në Muzeun Hecht të Haifa-s në Izrael, disa ditë pasi katërvjeçari theu një vazo të rrallë, 3500-vjeçare në muze.
Muzeu i tha BBC-së se enët datonin në epokën e bronzit midis viteve 2200 dhe 1500 para Krishtit – dhe ishte një artefakt i rrallë sepse ishte i paprekur.
Vazoja ishte një nga artefaktet e mbajtura jashtë, pjesë e vizionit të muzeut për t’i lejuar vizitorët të eksplorojnë të kaluarën pa asnjë xham apo barrierë.
Vazoja ka shumë të ngjarë të ishte menduar fillimisht për t’u përdorur për të transportuar furnizime ushqimore, të tilla si verë dhe vaj ulliri. Ajo i paraprin kohës së mbretit biblik David dhe mbretit Solomon dhe është karakteristikë e rajonit të Kanaanit në bregun lindor të Mesdheut.
LEXONI GJITHASHTU:
- Djali thyen aksidentalisht vazon 3500-vjeçare gjatë vizitës në muze
- 28 mijë turistë vizitojnë katër muzeumet në Gjirokastër, mbizotërojnë francezët