English

Djegia e 7 makinave në Kamëz, arrestohet një nga autorët

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Policia e Tiranës ka arrestuar një nga autorët e djegies së 7 makinave ditën e djeshme në Kamzës.

- Advertisement -

Në pranga u vu shtetasi  Amarildo Saliu, 23 vjeç, banues në Zall Mner, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Ky shtetas sipas policisë, dyshohet se ditën e djeshme, ka djegur një automjet në një parkim në rrugën “Donald Trump”, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve janë djegur edhe disa automjete të tjera.

Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se 23-vjeçari kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Kamerat e sigurisë kapën dy persona të maskuar me kapuç të cilët hynë nga një rrugicë pa ndriçim dhe kaluan rrjetën ne biznesin e Edjon Hoxhës.

Një prej tyre hodhi benzinë dhe u vunë flakën makinave, ndërsa tjetri e priti në rrugicë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?