Një nga qytetarët i cili i është bashkuar protestës së opozitës këtë të hënë, tha për Euronews Albania, se një nga skenarët e mundshëm mund të jetë edhe bllokimi i rrugëve kryesore nëpër shqipëri si edhe bllokimi i rrugës për te aeroporti.
Ai sugjeroi se një gjë e tillë mund të lërë pa zgjidhje kreun e qeverisë, Edi Rama, ndërsa shtoi se kjo gjë nuk do të ndodh sot, por sipas tij mosbindja civile sapo ka filluar e në vijim do shikohen hapat që protestuesit do të marrin.
“Ne po të duam e bllokojmë kudo në Shqipëri. Të bllokojmë aeroportin, të bllokojmë rrugët kryesore. S’ka nga ikën ky. Ka kohë! Nga sot e mbrapa ne do vazhdojmë mosbindjen civile. Ne sot do qëndrojmë sat ë mundemi, pa afat. Ne duam qeveri teknike. Ky vjedh votat”,-tha qytetari.
LEXONI GJITHASHTU:
- “MAFIA=Make Albania Free again”, protestuesit me pankarta para Kryeministrisë
- Protestuesi i PD: Do rrimë 1 muaj këtu, kemi marrë bukë me vete