Trajneri i Mançester Junajtid, Erik ten Hag deklaroi se Kristiano Ronaldo të integrohet sërish në skuadër pas kthimit të tij, pasi ky i fundit ende nuk i është bashkuar skuadrës në fazën përgatitore.
Numri një i stolit të Mançesterit ka sqaruar dhe njëherë se nuk ka asnjë lajm nga 37-vjeçari portugez.
“Asgjë nuk ka ndryshuar që nga hera e fundit. Të them të drejtën nuk është se jam i shqetësuar shumë për Ronaldon. Unë jam i fokusuar te lojtarët që janë këtu dhe ata që kam në shërbim janë në formë të plotë. Unë kam zgjedhur të punoj me ta. Nuk mund të pres kur të vijë Ronaldo, por kur të vijë do ta integroj në modulin tim”, ka thënë Ten Hag.
Ronaldo nuk është i kënaqur me merkaton e Mançesterit, si dhe për faktin që sezonin e ardhshëm nuk do të luajë në Ligën e Kampionëve.
Pesë herë fituesi i “Topit të Artë” ka shprehur qartë dëshirën e tij për t’u larguar nga klubi anglez.
- Ronaldo nuk paraqitet për grumbullimin e sezonit të ri te Junajtid
- Destinacionet e mundshme për Ronaldon në rast largimi nga Mançester Junajtid