English

Do e përmbysë Antishpifjen “Venecia”? Delegacioni në Tiranë; takime me qeverinë, opozitën dhe median

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ligji për median, që njihet ndryshe si ‘Antishpifja’ u tërhoq nga duart e mazhorancës në minutë të fundit përpara se të rivotohej në parlament në pritje të opinionit nga Komisioni i Venecias, me kërkesë të Këshillit të Evropës. 

- Advertisement -

Delegacioni i Komisionit të Venecias nisi takimet në Tiranë me përfaqësuesit e parlamentit për ligjin për mediat audiovizive. Ata shkëmbyen mendime dhe argumente mbi ligjin me zëvendëskryetaren e Kuvendit, Vasilika Hysi, grupet parlamentare të mazhorancës dhe opozitës në Kuvend. Qëndrimi final për këtë ligj do të jepet në datat 20-21 mars, kur do të jetë edhe mbledhja plenare e Komisionit të Venecias.

Por ndërkohë, media shqiptare ka filluar të lëvizë në drejtim të një vetërregullimi të brendshëm dhe për datën 12 shkurt është paralajmëruar nënshkrimi i një marrëveshjeje bashkëpunimi për krijimin e Aleancës së Mediave për etiken. Mbetet për t’u parë se si mund të vetëpërmirësohet etika në media në kushtet kur në pjesën më të madhe janë vetë gazetarët që e shkelin etikën.

Ligji i Medias, i quajtur shpesh “Antishpifja”, u votua  në Parlamentin e Shqipërisë më 18 dhjetor të vitit që lamë pas me shumicë të cilësuar votash, me gjithë kundërshtimet e vazhdueshme të grupeve të interesit, shoqatave të mediave dhe faktorit ndërkombëtar.

Por me një lëvizje të pritur dhe të parashikuar edhe nga vetë kryeministri Edi Rama, presidenti Ilir Meta nuk e dekretoi paketën dhe e ktheu në Kuvend për rishqyrtim për përmirësim të dy ligjeve.

Nga ana tjetër Partia Socialiste e shtyu për muajin mars votimin për ligjin për mediat audiovizive deri sa Komisioni i Venecias të shprehet dhe të japë qëndrimin për këtë çështje. Gjatë fjalës së tij në seancën plenare, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, z. Balla shprehu bindjen se ligji i miratuar nga mazhoranca do të certifikohet edhe nga ana e  Komisionit të Venecias.

“Unë nuk kam asnjë dyshim dhe e them publikisht, që ligji që e kemi bërë është një ligj shumë i mirë dhe kam të gjithë pritshmërinë time që Komisioni i Venecias do ta certifikojë ashtu siç e kemi miratuar ne. Por, ajo që po iu them se proceduralisht kjo automatikisht shtyhet dhe ky ka qenë një standard, që edhe kur ju keni kërkuar shtyrjen, ne e kemi shtyrë”, u shpreh në atë kohë Balla.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?