FBI-ja ka zbardhur disa mesazhe që shqiptari Ridion Kola i ka dërguar departamentit të policisë në Yonkers.
Bëhet fjalë për ekstremistin radikal islamik me banim në SHBA.
Mesazhi i dërguar më 9 mars shkruante:
Rruga ku do të mbahet parada për festën e Shën Patrikut, të shtunën do të jetë një skenë horrorri. Njerëzit e parë që do të kryqëzohen do të jenë minjtë e Yonkers.
“Zoti është i madh,” – shtoi ai, shkruar në gjuhën islamike.
Kola është arrestuar nga policia amerikane me akuzën se ka kërcënuar me jetë policët dhe kryebashkiakun e Yonkers.
Një hetim i shumë agjencive amerikane zbuloi kërcënime shqetësuese në mediat sociale nga ana e ekstremistit radikal islamik. Mediat amerikane shkruajnë se njerëzit që jetojnë në këtë zonë ndihen tashmë të lehtësuar.
Ndërkohë që një reagim ka pasur dhe nga vetë kryebashkiaku i Yonkers.
“Kjo është zakonisht ajo që terroristët duan të bëjnë. Ata duan të terrorizojnë mendjen tuaj, të terrorizojnë mendimet tuaja dhe t’ju bëjnë të frikësoheni,” tha kryebashkiaku Mike Spano.
LEXONI GJITHASHTU: