Një 48-vjeçare është proceduar penalisht nga Policia e Vlorës, pasi akuzohet se ka mashtruar një shtetas shqiptar, emigrant në Greqi, duke i marrë një shumë të konsiderueshme parash me premtimin se do ta pajiste me dokumente greke.
Hetimet ndaj 48-vjeçares nisën pas bërjes publike të rastit në një emision investigativ.
Gjatë kontrollit, kësaj shtetaseje iu gjetën dhe iu sekuestruan disa karta anëtarësie në organizata joqeveritare greke. Aktualisht, vijojnë hetimet për të përcaktuar vërtetësinë e këtyre dokumenteve dhe qëllimin e posedimit të tyre.
Ndaj 48-vjeçares u ngrit procedimi penal veprën penale të “Mashtrimi”. Gjithashtu, autoritetet po punojnë për të dokumentuar raste të tjera të mundshme mashtrimi, në të cilat dyshohet se mund të jetë përfshirë kjo shtetase.
“Menjëherë pas transmetimit, të rastit të shtetasit shqiptar A. L. (emigrant në Greqi), i cili i kishte dhënë një shumë të konsiderueshme parash, shtetases M. Th., 48 vjeçe, duke u mashtruar nga kjo e fundit, se do ta pajiste me dokumente greke, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Vlorë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Vlorës, kanë kryer veprimet e nevojshme procedurale për nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të 48-vjeçares”, njofton policia.
LEXONI GJITHASHTU:
- 4.7 mln euro mashtrime me Call Centerat, GJKKO kalon për gjykim dosjen e Bruno Çobos
- Zhvatën miliona euro përmes Call Center, arrestohet në Dubai Erlind Cekaj