Një 44-vjeçar është arrestuar nga policia e Gjirokastrës pasi dhunoi dhe kërcënoi me armë gjahu nënën e tij 71-vjeçare.
Ka qenë vetë e ëma e cila ka kallëzuar në polici të birin për dhunën dhe kansojen që ai i bëri me armë.
Arma e gjahut u sekuestrua në cilësinë e provës materiale së bashku me një sasi municioni luftarak për këtë lloj arme, një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis dhe një armë të ftohtë thikë, që i posedonte 44-vjeçari.
Materialet në ngarkim të 44-vjeçarit i kaluan prokurorisë së Gjirokastrës për veprime të mëtejshme.
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër, menjëherë pas marrjes së kallëzimit nga një shtetase 71 vjeçe, se djali i saj e kishte dhunuar dhe e kishte kanosur me armë gjahu, kanë organizuar menjëherë punën dhe kanë arrestuar në flagrancë shtetasin Y. P., 44 vjeç, banues në fshatin Zhulat, Gjirokastër.
Ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij dhe e ka kanosur atë me një armë gjahu çifte që e posedonte me leje”, thuhet në njoftimin e policisë.