English

“Do t’ju mbytim në gjak o armiq të Allahut”,e-maili që terrorizoi shkollat në Tiranë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Është zbardhur e-maili i cili alarmoi disa shkolla në Tiranë këtë të premte. Në të thuhej se kishte një bombë në një shkollë, ndërsa kërcënonte se “gjaku i mësuesve do të derdhej lumë”.

- Advertisement -

“Ka një bombë në shkollë. Ne gjithmonë kemi pritur ditën kur mund të zbresim në qytet dhe të mos fshehim fytyrat tona. Do të vijë dita kur imazhet tona në kokat tona do të bëhen forca shkatërruese e realitetit që do të ndjeni në këto mure.

Gjaku i mësuesve do të derdhet në shkolla. Ne do të prerë qafën e tyre. Armiqtë e Allahut do t’i shtrembërojnë veprimet tona. Sheriati nuk i ndaj jobesimtarët në ndërluftues dhe paqësor.

Thashë: O i dërguari i Allahut kuajt tanë shkelën mbi gratë dhe fëmijët e idhujtarëve. Ai tha: Ata Janë nga baballarët e tyre. Fëmijët dhe gratë do të vriten vetëm nëse na pengojnë. Ne do t’ju shkatërrojmë në rrugë. Kamionët tanë janë të mbushur me eksploziv. Ata do t’ju shkatërrojnë në sheshet kryesore si në Nice. Dhe ai do t’i presë turmat me thika. Ata do të hyjnë në ju dhe do të hedhim veten në erë. Ne do t’ju mbytim në gjak”,-shkruhet në e-mailin e dërguar në disa shkolla.

Krimi Kibernetik në Policinë e Shtetit nisi menjëherë hetimet për zbulimin e autorëve që kanë dërguar e-mailin në fjalë, ndërsa në çdo shkollë të vendit janë marrë masa.

Sipas informacioneve të siguruara nga Euronews Albania, vendosja e bombave në shkolla ka qenë alarm i rremë, ndërsa shkollat po vijojnë kontrollet.

LEXONI GJITHASHTU:

1 COMMENT

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?