Ministri i Jashtëm i Izraelit, Israel Katz hodhi poshtë propozimet për një armëpushim në Liban pasi SHBA dhe Franca bënë thirrje për një ndalesë 21-ditore të luftimeve për të lënë kohë për të arritur një zgjidhje diplomatike.
“Nuk do të ketë armëpushim në veri. Ne do të vazhdojmë të luftojmë… me të gjitha forcat tona deri në fitore dhe kthim të sigurt të banorëve të veriut në shtëpitë e tyre”, tha ai në X.
Më herët, kryeministri izraelit Netanyahu tha se ka udhëzuar ushtrinë izraelite që të vazhdojë të luftojë me forcë të plotë dhe nuk ka dhënë ende përgjigjen e tij ndaj marrëveshjes së propozuar të armëpushimit.
Kryeministri izraelit tha gjithashtu se luftimet do të vazhdojnë në Gaza derisa të arrihen të gjitha qëllimet e luftës.
Zyra e zotit Netanyahu tha: “Lajmi për një armëpushim – nuk është i vërtetë. Ky është një propozim amerikano-francez, të cilit kryeministri as nuk iu përgjigj.
LEXONI GJITHASHTU:
- Netanjahu niset drejt New York, priten bisedime rreth armëpushimit të përkohshëm
- Mediat e SHBA: Armëpushimi në Gaza s’ka gjasa të arrihet gjatë mandatit të Biden