English

Dogjën pyllin e marrë më qira për ta bërë kullotë, arrestohen 2 persona në Himarë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

2 persona janë arrestuar nga policia e Himarës për zjarrvënie të qëllimshme.

- Advertisement -

Policia lokale bëri me dije se janë vënë në pranga shtetasit E. M., 44 vjeç, banues në Kudhës, Himarë, dhe nipin e tij, shtetasin A. L., 29 vjeç, banues në Himarë.

Këta shtetas, me qëllim rigjenerinim e kullotës, i kanë vënë zjarrin sipërfaqes pyjore që ia kishin marrë me qira Drejtorisë së Pyjeve dhe Kullotave në bashkinë Himarë.

Për shkak të erës, zjarri ka marrë përmasa të mëdha duke djegur dhjetëra hektarë sipërfaqe pyjore.

Gjithashtu, është proceduar penalisht për shpërdorim detyre shtetasi S. N., 52 vjeç, banues në Himarë, me detyrë inspektor pyjeve në bashkinë Himarë.

Njëkohësisht u procedua penalisht për “Moskallëzim krimi”, shtetasi J.V, 57 vjeç, banues në fshatin Kudhës, (banor i zonës), pasi duke qenë bari I zonës ka parë që këta shtetas po vinin zjarr në disa vatra  dhe nuk ka njoftuar Policinë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Donald Trump prezantoi kriptomonedhën duke rritur frikshëm pasurinë brenda natës! Çfarë mendoni për lëvizjen e tij?