Është arrestuar këtë të enjte Bledar Trëndafili, personi i cili tentoi të digjte gruan e tij. Ai i e spërkati me benzinë dhe i vuri flakën duke i shkaktuar djegie në 35% të trupit, gruas Melisa Trëndafili.
Sipas informacioneve Bledar Trëndafili prej më shumë se një muaji Trëndafilit ka qenë në kërkim nga policia e Korçës dhe e Tiranës.
Korrespondenti i Euronews Albania në Korçë, Xhensil Shkëmbi tha në një lidhje direkte se Trëndafili është pikasur kur ka tentuar të shkojë në spitalin e Korçës.
“Ka tentuar të shkojë në spitalin e Traumës. Ende nuk dihet nëse qëllimi ka qenë për të kërkuar falje apo për diçka tjetër, por burimet nga drejtoria vendore e policisë së Korçës dhe e Tiranës, bëjnë me dije se aty është pikasur fillimisht Trëndafili, i cili më pas u arrestua në flagrancë në qytetin e Korçës”,-tha korrespondenti Shkëmbi.
LEXONI GJITHASHTU:
- “Takoi fëmijët para se t’i hidhte benzinë vajzës” – Flet nëna e Melisa Trëndafilit
- Si mbeti e paverifikuar dosja e Berishës, kush ishin ‘Trëndafili’ dhe ‘Sqepari’