Një burrë është dënuar me 15 vite të tjera burgim – përveç 18 që ka kryer tashmë – për djegien e partneres së tij dhe shkaktimin e vdekjes së saj 21 vjet më vonë.
Steven Craig, 58 vjeç, e mbuloi Jacqueline Kirk me benzinë dhe e vuri flakën në një park makinash në Ëeston-super-Mare, Somerset në prill 1998.
Ai kreu më shumë se 18 vjet burg për sulmin, por pas vdekjes së saj në gusht 2019, ai u arrestua përsëri dhe u akuzua për vrasjen e saj. Ai u shpall fajtor për atë akuzë nga një juri në Gjykatën e Kurorës së Bristol muajin e kaluar.
Në dënimin të enjten, gjyqtarja Justice Stacey e përshkroi sjelljen e Craig si “sadiste” dhe sulmin si “të planifikuar dhe të paramenduar”, duke i dhënë atij një dënim minimal prej 34 vjetësh.
LEXONI GJITHASHTU: