Policia ka dhënë detaje në lidhje me operacionin e koduar “Kuito”, ku u arrestua Gentian Malindit, i cili akuzohet se ishte porositësi i një sasie prej 137 kg kokainë, të kapur në vitin 2019 në Portin e Durrësit.
46-vjeçari u vu në pranga, pasi u lokalizua se po lëvizte me automjetin e tij në afërsi të Urës së Gjolës, në Vorë.
Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë i gjetën 1050 euro, 11 500 lekë të rinj, 3 aparate celulare dhe dy mjete identifikimi të dyshuara të falsifikuara, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin me të cilin qarkullonte.
Malindit i ishte caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”, pasi dyshohet si pjesëtar i një grupi të strukturuar kriminal që dyshohet se do të trafikonte drejt Shqipërisë, 137 kg lëndë narkotike kokainë, në vitin 2019.
Malindi dyshohet se në bashkëpunim me shtetasit A. B., 53 vjeç dhe A. M., 35 vjeç, të dy banues në Durrës (të arrestuar në shtator 2019), do të priste në Durrës, 137 kg lëndë narkotike kokainë, e cila u sekuestrua gjatë operacionit.
Operacioni ndërkombëtar i koduar “Kuito” u finalizua në shtator 2019, nga Policia e Shtetit, në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese greke, në koordinim me zyrën e DEA-s në Athinë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë.
LEXONI GJITHASHTU
- Ekskluzive | Arrestohet Gentian Malindi, akuzohet se porositi 137 kg kokainë
- Akuzohet se porositi 137 kg kokainë, GJKKO pezullon çështjen ndaj Gentian Malindit
- 137 kg kokainë në portin e Durrësit, SPAK mbyll hetimet për 3 të pandehuritSPAK zgjat me tre muaj hetimet për dosjen e kokainës në oriz, kërkohet pritësi