English

Dokumentari i “Rai 3”/ Spahiu: Rama siguroi një lobim të fortë nëpërmjet Melonit

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Dokumentari i “Rai 3”, televizioni që publikoi dokumentarin ku implikohej emri i kryeministrit Edi Rama  në marrëveshjen me Italinë për emigrantët është kthyer në temë diskutimi në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania.

- Advertisement -

Gazetari Arian Çani theksoi se ishte vetë Rama që i bëri marketing çështjes duke shtuar se kjo gjë ishte në favor të tij.

“Është emotive çdo gjë. Nëse Rama nuk do ishte marrë me këtë gjë, nuk do bëhej kaq e madhe. Ishte një operacion marketingu i niveleve të papara. E mori informacionin, u duk sikur iu përvëluan duart dhe sikur shpërtheu, ia hodhi njerëzve, i duhet alibia e njerëzve. Operacioni i marketingut është në favor të tij”-theksoi Çani.

Ndërsa analisti Kreshnik Spahiu, theksoi se Rama siguroi një  lobim të fortë nëpërmjet homologes së tij italiane Melonit, për të forcuar mbështetjen e tij diplomatike

“Ka pasur dhe investigime të tjera, por ka një disporpozocion që do të thotë, Rama jo në të gjithë rastet ka reaguar. Mundësitë ishin dy, o Rama të heshte ose të reagonte. Në të dyja rastet kjo do të ishte e papranueshme. Një gjë është e sigurt, Rama e ka bërë me dashje dhe ia ka arritur synimit që deshi. Ai siguroi një lobim të fortë nëpërmjet Melonit, për të forcuar mbështetjen e tij diplomatike”-theksoi ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?