English

Donald Trump gati për fushatë, premton ngritjen e një muri përgjatë kufirit me Meksikën

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump premtoi se do të ndërtojë një mur 640 km përgjatë kufirit me Meksikën dhe deri në fund të vitit 2020  i gjithë muri të jetë (805km) . Ndërtimi i murit  me Meksikën ka qenë një nga premtimet kryesore së Trump  gjatë fushatës presidenciale në vitin 2016.

- Advertisement -

Kreu i Shtëpisë së Bardhë shpreson se ndërtimi i mëtejshëm i murit do të forcojë kandidaturën e tij për një mandat të dytë. Gjatë fushatës së vitit 2016, Trump tha se Meksika do të paguante murin, ndërsa qeveria meksikane vazhdimisht ka refuzuar ta bëjë këtë.

Politikat e imigracionit të linjës së ashpër të Trump, veçanërisht për emigrantët që vijnë përtej kufirit jugor me Meksikën, kanë qenë një nga pikat kryesore të fushatës së tij politike dhe mandatit të parë në Shtëpinë e Bardhë.

Sipas statistikave të Doganave dhe Mbrojtjes së Kufijve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës deri në fund të dhjetorit administrata Trump ka ndërtuar gati (160 km) mur kufitar.

Departamenti Amerikan i Mbrojtjes i dërgoi Kongresit një kërkesë për të riprogramuar më shumë se 3.8 miliardë dollarë nga fondet për Gardën Kombëtare dhe programet e armëve, duke shkaktuar një  konfrontim të mundshëm me demokratët.

Demokratët e Kongresit, të cilët kundërshtuan devijimin e kaluar të Trump prej miliarda dollarësh në shpenzime ushtarake për projektin e murit kufitar, e kanë quajtur vendimin të rrezikshëm dhe të gabuar.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?