Duket se presidentit Donald Trump nuk i ka pëlqyer aspak që filmi “Parasite” nga Koreja e Jugut fitoi çmimin “Oscar”. Dhe një gjë të tillë, kreu i Shtëpisë së Bardhë e tregoi hapur gjatë një mitingu në Kolorado.
Në fjalën e tij, ai u shpreh se do të dëshironte të rikthehej filmi klasik i Hollywood “Gone with the Wind”, një film i luftës civile që fitoi “Oscar” para 80 vitesh.
Filmi “Parasite” tregon për ndarjen sociale në jetën modern të Seulit dhe është filmi që arriti të fitonte më shumë çmime në ndarjen e çmimeve “Oscar” të zhvilluar pak javë me parë. Por, Donald Trump ka një tjetër vlerësim qoftë edhe për eventin. Në fjalimin e tij nuk mungoi ironia.
“Sa keq ishte këtë vit Akademy Awards? E patë? Dhe fituesi është një film nga Koreja e Jugut. Për çfarë dreqin bëhej fjalë? Ne kemi plot probleme tregtare me Korenë e Jugut. Dhe për më shumë e vlerësuan si filmi më i mirë i vitit. Ishte i mirë? Nuk e di. Unë jam duke kërkuar për “Gone With the Wind.” A mund ta pëlqejmë sërish, ju lutem? Sunset Boulevard? Sa filma të bukur”, tha Presidenti amerikan.
Trump nuk harroi pa shënjestruar edhe aktorin Brad Pitt i cili fitoi çmimin si aktori më i mirë mbështetës në filmin ‘Once Upon” a time in Hollywood.
“Dhe atëherë ju keni Brad Pitt. Unë kurrë nuk kam qenë një tifoz i madh i tij një deklaratë pak të mençur. Djalosh i mençur” u shpreh Trump.
Kjo duket një përgjigje ndaj aktorit, i cili natën e çmimeve përmendi gjyqin që senati ishte duke zhvilluar për shkarkim e presidentit.