Presidenti Donald Trump gjatë një takimi në Shtëpinë e Bardhë me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu u shpreh se do të bëjë publik një plan propozimi për të siguruar paqe në Lindjen e Mesme.
Trump beson se plani i tij do të pranohet edhe nga palestinezët pavarësisht kundërshtive të tyre për t’u angazhuar në këtë çështje.
“Ky është një plan shumë i rëndësishëm për paqen në Lindjen e Mesme. Pavarësisht ku shkova, ata thanë ‘Izraeli dhe Palestina; duhet të bëjnë paqe para se të keni vërtet paqe në Lindjen e Mesme. Dhe, unë mendoj se jemi afër, por duhet të bëjmë që të gjitha palët të bien dakord . Ata thonë se është ndoshta marrëveshja më e vështirë”, u shpreh presidenti amerikan.
“Në botën e biznesit, kur një marrëveshje ishte e vështirë , njerëzit me shaka i referoheshin asaj se “kjo është marrëveshje më e vështirë sesa Izraeli dhe Palestina të bëhen bashkë”, kjo është ajo që kam dëgjuar gjatë gjithë jetës sime por do të shohim se çfarë ndodh”, shtoi më pas kreu i SHBA.
Trump nuk dha më shumë detaje rreth planit për të vendosur paqe në Lindjen e Mesme apo sa përfitime do të kishin palestinezët. Ai insistoi thjesht se ishte diçka që ata duhet ta duanin.
Palestina ka refuzuar të flasë me administratën Trump si një mënyrë për të kundërshtuar politikën e tij pro-Izraelit sikundër zhvendosja e ambasadës amerikanë nga Jeruzalemi në Tel Aviv.
Palestinezët frikësohen se ky plan do të largojë shpresat e tyre për një shtet të pavarur në Bregun Perëndimor, Jeruzalemin Lindor dhe Rripin e Gazës. Udhëheqësit palestinezë thonë se ata nuk ishin të ftuar në Uashington dhe se asnjë plan paqeje nuk mund të funksionojë pa ta.
Pas takimit me kryeministrin Netanyahu, Trump u takua edhe me liderin opozitar të Benny Gantz, i cili është rivali i Netanyahut në zgjedhjet e 2 marsit.