Dy kallëzime janë dorëzuar këtë të mërkurë në Prokurorinë e Posaçme për çështje të ndryshme.
Kallëzimi i parë është bërë nga gazetari dhe kandidati për deputet Ferdinand Dervishi, i cili ka akuzuar ndërhyrjen dhe marrjen e të dhënave nga sistemi TIMS. Sipas Dervishit, një referim i bërë nga kryetari i komisionit hetimor parlamentar nuk është regjistruar në SPAK, pasi nuk ka përfaqësuar vullnetin e shumicës së anëtarëve të komisionit. Ai tha se, “Kam ardhur për të biseduar me një agjent të BKH, kallëzimin e kam dërguar me postë. Ndërhyrja në TIMS u bë nga një forcë madhore.” Dervishi ka deklaruar se janë 12 persona të kallëzuar për akuzën e krijimit të një grupi të strukturuar kriminal, përfshirë dy ish-ministra të Brendshëm dhe ish-drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.
Kallëzimi i dytë është dorëzuar nga Koalicioni Euroatlantik, i udhëhequr nga Lulzim Basha.
Ky koalicion ka kallëzuar ish-prokurorin Arian Ndoja, i cili kandidon për deputet në Durrës në listën e Partisë Demokratike (PD). Akuzat përfshijnë korrupsion në zgjedhje dhe kanosje apo dhunim ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje.
LEXONI GJITHASHTU:
- I arrestuar me urdhër të SPAK, GJKKO jep vendimin për ish-efektivin e forcave RENEA
- Kush i hakeroi e-mailet e Prokurorëve të SPAK, Karamuço: Të përfshirë dhe politikanë