Në Gjykatën e Lartë është dorëzuar këtë të mërkurë, rekursi për vendimin e GJKKO ndaj Laert Haxhiut që la në burg të përjetshëm këtë të fundit.
Rekursi është dorëzuar nëpërmjet avokatit të Haxhiut, Detar Hysi i cili ka renditur faktin se vendimi nga gjykata nuk është në përputhje me ligjin. Se me këtë vendimarrje po tentohet të hapen një sagë vrasjesh në qytetin e Lushnjës.
Më anë të këtyre argumentave të parashtruara, Detar Hysi ka theksuar se po cënohet siguria kombëtare e jetës në vendin tonë.
Gjithashtu, ai shton se një antarë i trupit gjykues të Apelit të GJKKO-së, ka votuar për pafajësi për Laert Haxhiun lidhur me masakren e Lushnjës.
Prej tre javësh Laert Haxhiu është transferuar në burgun e sigurisë se lartë të Drenovës.
LEXONI GJITHASHTU:
- “Kemi pamje”- Dumani kërkon lënien në fuqi të burgimit përjetë për Laert Haxhiun
- Dosja e grupit të Suel Çelës, Apeli i GJKKO heq masën e sigurisë për gazetarin