English

Dorian Teliti: Do të duhen 1-2 vite për përthithjen e fondeve të premtuara në Konferencën e Donatorëve

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Eksperti i ekonomisë dhe drejtori i kabinetit të kryetarit të Partisë Demokratike, z. Dorian Teliti ishte i ftuar në studion e Euronews Albania ku foli lidhur me shifrën financiare të dalë nga Konferenca e Donatorëve mbajtur të hënën në Bruksel.

- Advertisement -

“Nuk janë mbledhur 1.15 miliardë euro, janë shprehur dëshira për të dhënë angazhim ndaj Shqipërisë në masën 1.15 miliardë euro. Nuk janë dhuratë, pjesa dërrmuese e tyre janë kredi, që do të thotë se do të kthehen lekë-më-lekë, pra është borxh. Një pjesë e vogël e saj, më pak se 1/5 e vlerës, rreth 265-270 milionë euro është premtim për të dhënë ndihmë financiare në format granti në të ardhmen,” u shpreh z. Teliti.

Eksperti shpjegoi bazuar tek eksperienca e tij se marrja e granteve shpeshherë kërkon një procedurë të gjatë teknike nga të dyja palët, që mund të duhen muaj ose vite.

“Dje është dhënë angazhimi për të ndihmuar Shqipërisë, që të konkretizohet do të kalojë një kohë e gjatë dhe duhet një punë shumë e mirë dhe efikase e institucioneve shqiptare,” deklaroi ai.

Fokusi i qeverisë nuk duhet të jetë tek kreditë, por tek donacionet dhe dhurata, që të konkretizohet ajo në të ardhmen.

Pyetur nga gazetarja Bruna Çifligu nëse PD e priste këtë shumë, z. Teliti u përgjigj se opozita kishte parashikuar një ndihmë prej 200 milionë eurosh dhe sipas tij shuma e mbledhur në donacione i afrohet këtij parashikimi.

Megjithatë drejtori i kabinetit të kryetarit të PD, paralajmëroi se nuk ka vend për vetëkënaqësi, pasi dëmet prej tërmetit janë 1 miliardë euro.

“Qeveria shqiptare duhet të kuptojë një herë e mirë, detyrat e shtëpisë do t’i bëjmë ne,” tha ai.

Eksperti shpërfilli ofertat për huadhënie të buta nga institucionet financiare, duke thënë se në 30 vitet e fundit kjo ka qenë një praktikë, por ato mbeten gjithsesi borxhe.

“Edhe nëse përthithen të gjitha këto fonde, ato do të ishin 1/5 e vlerës së nevojshme për rikuperimin e dëmeve. Praktikisht 80% e punës duhet financuar nga buxheti i shtetit,” shtoi z. Teliti.

Ai e komentoi angazhimin e SHBA me 3.9 milionë dollarë për të ngritur Akademinë e Transparencës amerikano-shqiptare si mungesë besimi nga ana e SHBA ndaj qeverisë shqiptare, e cila sipas tij vjen për shkak të ‘qejfit që kjo qeveri aktuale ka për paranë që e fut në xhepat e saj’.

Megjithatë në fjalën e tij në Bruksel, më 17 shkurt 2020 në Konferencën e Donatorëve zv. Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, Matthew Palmer lajmëroi për angazhimin e SHBA në ngritjen e kësaj strukture transparence, si kërkesë të drejtpërdrejtë të kryeministrit shqiptar.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?