English

Dortmundi “fundos” Milanin, ekipet e kualifikuara deri tani në Champions

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Askush nuk mund ta mendonte një ecuri kaq negative, por Milani është thuajse jashtë Champions League. Kuqezintjë u mposhtën në San Siro nga Dortmundi, i cili arriti të shënonte 3 gola, ndërsa administroi mirë të dyja pjesët. Giroud në një natë për t’u harruar shpërdoroi rastin e artë për të kaluar në avantazh vendasit, pasi gaboi nga pika e bardhë e penalltisë. Fati do të kthehej në favor të miqve nga Dortmundi, të cilët zhbllokuan rezultatin me penalltinë e ekzekutuar saktë nga veterani Reus.

- Advertisement -

Chukwueze solli barazpeshën, ndërsa në vijim Bynoe Gittens dhe Adeyemi vulosën triumfin 1-3. Në sfidën tjetër të këtij grupi PSG barazoi me Neëcastlen, me miqtë që shënuan të parët me Isak. Në pjesën e dytë, një penallti shumë e kontestuar u kthye në gol nga Mbappe për të regjistruar shifrat 1-1.

Kampionët në fuqi të Manchester Cityt përmbysën Leipizgun nga 0-2 në 3-2, në një supersfidë që krahas golave prodhoi spektakël dhe konfirmoi supermacinë e anglezëve. Në përballjet e tjera, Barcelona Porton, Atletiko Feyenoordin, Lazio Celticun, Shakhtari Antëerpin dhe Young Boys Crvena Zvezdan.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?