English

Dosja e botuesit Henri Çili i kalon për shqyrtim SPAK-ut

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Pas shpalljes së mos-kompetencës nga ana e Gjykatës së Përmetit për shqyrtimin e çështjes gjyqësore të biznesmenit dhe botuesit Henri Çili, Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka marrë në shqyrtim dosjen e Çilit dhe 30 personave të tjerë të ndaluar dhe arrestuar në operacioni policor të koduar “ Mezhgorani”.

- Advertisement -

Kjo lëvizje e re vjen  në momentin kur Gjykata e Përmetit pasi dha masat e sigurisë ndaj të arrestuarve dhe ku vendosi të lirojë çilin me detyrim paraqitje, shpalli moskompetencën e saj për shqyrtimin e çështjes.

Botuesi dhe gazetari i njohur Henri Çili akuzohet se në këmbim të 750 mijë eurove dhe disa pronave, ka ofruar mbështetje duke u përpjekur t’u sigurojë lehtësim të dënimeve Arbjon dhe Alban Alikos, vrasësve të efektivit të RENEA-s në Lazarat në vitin 2015.

Shumë burime mediatike cilësuan se Çili i kishte premtuar të njëjtën gjë edhe familjarëve të Feti Yzeirajt, i cili është i dënuar përjetë.

Henri Cili ka deklaruar para trupit gjykues se ai ka një studio ligjore që “ja legjitimon ndërmjetësimin” dhe se “biseda të kësaj natyre janë brenda profilit të punës së kësaj studioje”.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?