English

Dosja “Shullazi”, KLGJ për gjyqtarët e çështjes: Nuk përmbushin kushtin e sigurisë, pritet një vendim konkret

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Këshilli i Lartë Gjyqësor ende nuk ka marrë një vendim për gjykimin e Emiljano Shullazit dhe katër të pandehurve të tjerë.

- Advertisement -

Ishin avokatët e të akuzuarve që i kërkuan KLGJ-Së të shprehet për praninë e gjyqtarëve të deleguar në këtë çështje, Artur Kalaja dhe Etleva Temo, pasi nuk janë gjyqtarë të strukturës së posaçme.

Zyrtarisht për Euronews Albania”, KLGJ-ja u shpreh se ka caktuar gjyqtarë nga gjykatat me juridiksion të përgjithshëm, por që ndeshen me çështjen e përmbushjes së kushtit të sigurisë, siç është dhënia e pëlqimit për rishikimin periodik të llogarive financiare dhe telekomunikimeve vetjake, për vete dhe për të afërmit e tyre.

Në lidhje me zgjidhjen e kësaj problematike, Këshilli i Lartë Gjyqësor thotë se do të bëjë publike çdo vendimmarrje për këtë çështje, e cila vijon të shkaktojë debate jo vetëm në sistemin gjyqësor, por edhe në opinionin publik.

 

Etiketimet

TË FUNDIT

spot_img

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?