Kreu i shoqatës i të ish-të përndjekurve politikë, Nebil Çika, ka theksuar se hapja totale e dosjeve do të zbulonte të vërtetën e komunizmit.
Në një intervistë për Euronews Albania, Çika shprehet se populli shqiptar duhet të marrë vesh se çfarë ka ndodhur gjatë diktaturës, duke shtuar se në Autoritetin e Dosjeve janë dosjet e krimeve.
“Hapja e totale e dosjeve ka lidhje me të vërtetën, pra populli shqiptar duhet të marrë vesh se çfarë ka ndodhur gjatë diktaturës, ato nuk janë dosje të bashkëpunëtorëve, por janë dosje të krimeve që sigurimi i shtetit ka bërë. Një pjesë e popullit shqiptar janë njerëz që vazhdojnë e shantazhohen”- u shpreh ai.
Sipas tij dosjet do të nxjerrin në dritë ish-bashkëpunëtorët e sigurimit të shtetit.
“Ka ende dosje të cilat do të nxjerrin në dritë ish-bashkëpunëtorët e sigurimit të shtetit. Ka pasur një spekulim për asgjësimin e dosjeve. Për faktin se dosja Gramoz Ruçit është në Autoritetin e Dosjeve e paprishur, nuk ma vërteton këtë pretendim. Unë kam pasur fatin që të shohë një pjesë të madhe të dosjeve dhe kam parë atje pjesëtarë që unë i kam respektuar shumë. Kur kam parë se sa kanë dënuar unë jam ndjerë keq”- theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU:
- Hapja e dosjeve, aleatët e PD: Skenarë për të larguar eksponentë nga politika
- Hapja e dosjeve, Lea Ypi: Jemi vonë, të hidhet dritë mbi krimet e komunizmit