Draft-Strategjia e Sigurisë së Kosovës: “Serbia, rreziku kryesor”

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Draft-Strategjia e Sigurisë së Republikës së Kosovës për vitin 2022-2027, e cila është miratuar nga Komisioni parlamentar për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, të mërkurën e 27 korrikut, e identifikon si sfidë kryesore për sigurinë e vendit “pretendimin territorial të Serbisë ndaj Kosovës”, thotë Enver Dugolli, zëvendëskryetar i parë i këtij komisioni.

Sipas tij, rreziku nga Serbia përmendet për herë të parë në mënyrë eksplicite në një dokument të tillë, raporton Radio Evropa e Lirë.

Draft-Strategjia kaloi në Komision me votat e pesë anëtarëve të pranishëm nga Lëvizja Vetëvendosje në pushtet; dy nga partitë opozitare votuan kundër, ndërsa një abstenoi.

- Advertisement -

Ajo është hartuar nga Këshilli për Siguri i Kosovës dhe ka kaluar tashmë për procedim në Kuvendin e Kosovës.

Dugolli, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, thotë për Radion Evropa e Lirë se Draft-Strategjia e Sigurisë është një dokument që përfshin të gjitha aspektet e sfidave të sigurisë në Kosovë.

“…sidomos të rreziqeve që burojnë nga shteti fqinj, Serbia. Në këtë strategji identifikohet saktë rreziku kryesor që i kanoset shtetit. Për mendimin tim, kjo është një pikë shumë reale dhe e studiuar mirë”, thotë Dugolli.

Për adresimin e rreziqeve të identifikuara, që përfshijnë edhe ndryshimet klimatike, katastrofat e mundshme natyrore e njerëzore, ekstremizmin e dhunshëm politik apo religjioz, Dugolli thotë se do të bëhen strategji të ndara nga dikasterët përkatës.

LEXONI GJITHASHTU:

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

“Beleri do dënohet me burg”, Arian Çani: S’ka për t’u betuar kurrë

Gazetari Arian Çani tha se ajo që do të ndodhë me kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës është politike. Ai u shpreh në një intervistë...

Turqia nis hetimet kundër 19 kompanive farmaceutike

Turqia ka nisur një hetim ndaj 19 kompanive farmaceutike për të përcaktuar nëse ato kanë shkelur ligjin e konkurrencës, thanë autoritetet turke në një...

Arian Çani paralajmëron skenarin: Do ta shihni çfarë do të ndodhë

Gazetari Arjan Çani tha në emisionin Now në Euronews Albania se Edi Rama nuk ka interes të hyjë në BE. Sipas tij, kërkesan ndaj Belerit...

TË FUNDIT

Vritet me dy plumba në kokë shqiptari në Greqi (Emri)

Thimi Roland Droboniku alias Thimi Roland Prifti është qëlluar me dy plumba në kokë mbrëmjen e së enjtes në Greqi. Ngjarja e rëndë ka ndodhur...

Zyrtari i PD: Ku gaboi Greqia me çështjen e Belerit

Kreu i FRPD, Besard Xhaferri tha në “Now me Erla Mëhillin” se në çështjen Beleri ka ndërhyrje politike, pasi betimi i tij duhet të...

Sondazh

A mendoni se Serbia mund të provokojë sërish konflikt në Kosovë?
×