English

Drama e 48-vjeçares në Maliq: Djali nuk ecën, burri me probleme mendore

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Loreta Lëngu duket sikur e sheh vuajtjen e botës në çdo ditë të sajën. 48-vjeçarja nga Pojani i Maliqit ka një djalë dhjetëvjeçar i cili nuk ngrihet në këmbë.

- Advertisement -

Bashkëshorti lufton me problemet mendore prej vitesh e sikur të mos mjaftonin këto, duhet të kujdeset edhe për vjehrrin që “ka zënë shtratin”. Ajo përfiton ndihmë nga shteti 28 mijë lekë në muaj, një shumë e cila duket qesharake në krahasim me shpenzimet e saj.

48-vjeçarja duket se gjithë hallet duhet t’i përballojë e vetme.

“Hallet e shtëpisë kanë rënë shumë. Te gjitha mbi kurriz i kam. Burrin e sëmurë, djalin e sëmurë, me plak të sëmurë në shtëpi. Djali me probleme nuk ngrihet në këmbë. Doktorët thonë që nuk ngrihet por shpresat nuk i heqim asnjëherë, prindi e do evlatin. Asnjëherë nuk është ngritur që kur është lindur, as nuk flet. Veç nënë e babe. Nuk tregon as per të ngrënë e pirë. Bashkëshorti me shqetësime mendore, ka shumë. Ankth e stres. Nuk del, nuk punon dot”, thotë ajo.

Gruaja që sfidon çdo ditë jetën tregon se asnjëherë nuk ka parë “një ditë të bardhë”.

“Shumë e vështirë është. Nuk e përballoj dot. Nuk I përballoj dot se burrë të sëmurë. Djalë të sëmurë. Me të keq. Çfarë të bëj? E vetmja në shtëpi që punon, kush të punojë. Kam çupat të vogla, jane në shkollë. Shumë e vështirë është. Nuk jetohet kështu, unë e di çfarë heq”, shprehet 48-vjeçarja,.

Në çdo fjalë, Loreta përsërit vetëm një kërkesë.

“Dua ndihmë për djalin, të bëjnë diçka të ngrihet djali në këmbë”, lutet ajo.

Nëna e trishtuar teksa kërkon ndihmë, merr 12 mijë lekë në muaj kemp për fëmijën e sëmurë, 8 mijë lekë për burrin si shoqëruese dhe 8 mijë lekë pension social për vjehrrin. Duke qenë se ajo është e vetmja që kujdeset për këta persona, nuk ka mundësi fizike për të punuar.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Donald Trump prezantoi kriptomonedhën duke rritur frikshëm pasurinë brenda natës! Çfarë mendoni për lëvizjen e tij?