Princesha e Norvegjisë Marta vendos të heqë dorë nga detyrat dhe privilegjet e saj mbretërore për t’u fokusuar në biznesin e mjekësisë alternative së bashku me të fejuarin e saj Durek Verrett. Megjithatë, ajo do të ruajë titullin e saj.
Mbreti Harald dhe Mbretëresha Sonja dhanë një intervistë në lidhje me njoftimin, duke thënë se princesha kishte kryer detyrat e saj me ngrohtësi, kujdes dhe përkushtim të thellë.
Princesha, vëllai i vogël i së cilës e zëvendëson atë në fron, dha një deklaratë për mediat duke shpjeguar vendimin e saj
“Pas një periudhe me shumë pyetje në lidhje me mua dhe rolin e të fejuarit tim, kam vendosur që për momentin nuk do të kryej më detyra zyrtare për shtëpinë mbretërore. Këtë vendim e marr në konsultim me prindërit e mi, mbretin mbretëreshën, familjen e ngushtë, në mënyrë që të krijojë paqe rreth shtëpisë mbretërore”, u shpreh princesha
Marrëdhënia e saj me Durek Verrett, një guru shpirtëror i Hollivudit, shkaktoi valë debatesh në Norvegji pasi ai sugjeroi në librin e tij Spirit Hacking se kanceri ishte një zgjedhje.
LEXONI GJITHASHTU:
- I riu britanik sulmon me vezë mbretin Charles III dhe bashkëshorten e tij
- Mbreti Charles në një ekspozitë mode