English

Drejt Holandës, autoritetet në Kosta Rika sekuestrojnë sasinë më të madhe të kokainës në histori

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Policia në Kosta Rika ka sekuestruar afro 5.8 tonë kokainë, e konsideruar nga ministri i Sigurisë, Michael Soto, si ngarkesa më e madhe e drogës në kohën e luftë së trafikut të lëndëve narkotike.

- Advertisement -

Droga ishte ndarë në 202 çanta, brenda një kontejneri me bimë dekorative, në pronësi të kompanisë holandeze ‘APM Terminales’, ndërsa destinacioni i lëndës narkotike besohet të ishte porti i Roterdamit.

Kokaina është transferuar në aeroportin San Jose nga forcat e sigurisë së Kosta Rikas për arsye sigurie.
Aktualisht, policia ka vënë nën pranga një 64-vjeçar i cili dyshohet se ka transportuar lëndën narkotike në kontejnerët në port.

Për vite të tëra, Amerika Qendrore ka qenë një rrugë transiti për kokainë të trafikuar në Evropë dhe në veri nga Andet në Shtetet e Bashkuara.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?