Ofensiva e qeverisë siriane në rajonin veriperëndimor të Idlib ka detyruar shumë sirianë të braktisin shtëpitë e tyre.
Rreth 500 sirianë jetojnë në 90 tenda në Afrin, ku refugjatët po vuajnë nga mungesa e sendeve më bazike.
Forcat siriane të mbështetur nga Rusia kanë nisur përpjekjet për të marrë zonën e Idlib, fortesën e fundit të rebelëve në vend, duke detyruar miliona të shpërngulen që nga fillimi i dhjetorit.
Ditën e shtunë, zyrtarët rusë do të vizitojnë Turqinë për bisedime që synojnë ndalimin e ofensivës së qeverisë siriane në rajon dhe parandalimin e një katastrofe humanitare, deklaroi këtë të premte ministri i Jashtëm i Turqisë.
Përshkallëzimi i luftës gati nëntëvjeçare në Siri theu miqësinë e brishtë midis Ankarasë dhe Moskës, por tregoi edhe se si dy vendet do të bashkëpunonin në të ardhmen, meqenëse në këtë luftë ata mbeten palë kundërshtare.