English

Drejt zbardhjes vrasja e Tupac Shakur, arrestohet një nga autorët e dyshuar

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Mëngjesin e së premtes është arrestuar Davis “Keffe D” Duane, një nga dëshmitarët e fundit të gjallë të sulmit fatal që çoi në vrasjen e Tupac Shakur.

- Advertisement -

Për 27 vjet e gjithë bota u përfshi në një nga ngjarjet më të diskutuara, misterin e vrasjes së reperit, i cili u qëllua për vdekje më 13 shtator 1996, në Las Vegas, Nevada në moshën 25-vjeçare.

Nuk dihet nëse është Davis personi i cili ka tërhequr këmbëzën natën e 13 shtatorit, por ai është i vetmi ende gjallë nga 4 personat që ndodheshin brenda Kadillakut të bardhë.

Policia thotë se Davis kishte planifikuar dhe urdhëruar të shtënat vdekjeprurëse, pasi nipi i tij u përfshi në një përleshje me Shakur në një kazino.

Vdekja e reperit erdhi pasi albumi i tij i katërt solo, “All Eyez on Me”, i cili kryesoi në top lista, me rreth 5 milionë kopje të shitura.

I nominuar gjashtë herë për një çmim Grammy, Shakur ende konsiderohet një nga reperët më me ndikim dhe më të talentuar të të gjitha kohërave.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?