Vettingu në polici rinisi me drejtorin e Departamentit të Kufirit dhe Migracionit, Eduart Merkaj.
Zyrtari i lartë i uniformave blu me shumë gjasa do të rikonfirmohet në detyrë pasi nga Hetimi Administrativ i Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit nuk është konstatuar asnjë problem sa i takon pasurisë, pastërtisë së figurës dhe aftësive profesionale.
Eduart Merkaj vitet e fundit ka mbajtur edhe detyra të tjera të larta në hierarkinë e policisë si Drejtor i Policisë Kriminale dhe i shërbimit për çështjet e brendshme dhe ankesave.
Ky proces pritet të kalojë në filtër të gjithë zyrtarët e policisë në mënyrë që edhe ky sektor të pastrohet përfundimisht nga emra, që konstatohen me probleme mbi kriteret e pasurisë, moralit dhe përgatitjen e tyre profesionale.