English

OBSH: Kemi nisur një studim ndërkombëtar për gjetjen e vaksinës për COVID-19

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

OBSH vazhdon t’u bëjë thirrje të gjitha vendeve për të zbatuar një qasje gjithëpërfshirëse, me qëllim që të ngadalësojë transmetimin e coronavirusit si edhe rrafshimin e kurbës. 

- Advertisement -

Kjo qasje është duke shpëtuar jetë, si edhe po i fiton kohë krijimit të vaksinës dhe mjekimeve. 

Përpjekjet për vaksinën e parë kanë filluar, vetëm 60 ditë pasi Kina shpërndau përbërjen gjentike të virusit. Kjo është një arritje e jashtëzakonshme. 

Ne i përgëzojmë të gjithë studiuesit nëpër botë, të cilët janë bashkuar për të vlerësuar në mënyrë sistematike terapitë eksperimentale.

Prova të vogla me metodologji të ndryshme mund të mos na japin të dhëna të qarta dhe të forta të cilat mund të na duhen për të kuptuar mjekimin që ndihmon në shpëtimin e jetëve. 

OBSH dhe partnerët e saj po organizojnë një studim në disa shtete, prej të cilave disa nga këto mjekime të pa testuara po krahasohen ndërmjet tyre. 

Ky studim i madh ndërkombëtar është krijuar për të gjeneruar të dhënat që na duhen për të identifikuar se cili mjekim është më efektiv. 

Këtë studim e kemi quajtur “Prova e Solidaritetit”.

Prova e solidaritetit siguron procedura të thjeshtuara për të mundësuar edhe pjesmarrjen e spitaleve, të cilët kanë patur mbingarkesë. 

Shumë shtete kanë konfirmuar pjesmarrjen e tyre për t’u bashkuar në provën e solidaritetit – Argjentina, Bahreini, Kanadaja, Franca, Irani, Norvegjia, Afrika e Jugut, Spanja, Zvicra dhe Tajlanda – dhe besoj se do të bashkohen edhe shumë të tjerë.

Vazhdoj të frymëzohem nga shumë demonstrata solidariteti përgjatë gjithë botës.

Fondi i Përgjigjes së Solidaritetit ndaj COVID-19 ka alokuar më shumë se 43 milionë dollarë nga më shumë se 173,000 individë dhe organizata, disa ditë pas fillimit të tij.

Dua të falënderoj personalisht FIFA-n për kontributin prej 10 milionë dollarësh. 

Këto edhe përpjekje të tjera më japin shpresë se së bashku, mundet dhe do të mbizotërojmë.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?