English

Drejtuesi automjetit përplas për vdekje 6 turistë gjermanë në Itali

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Të dielën, një makinë me shpejtësi të lartë, drejtuesi i së cilës dyshohet se ka qenë nën efektin e alkolit, ka përplasur për vdekje 6 turistë gjermanë si dhe ka lënë 11 të tjerë të plagosur, kanë thënë autoritetet italiane.

- Advertisement -

Përplasja ka ndodhur në një fshat pranë Bolzanos në rajonin e Alto Adige, rreth orës 1 të mbrëmjes, teksa gjermanët të moshës rreth 20-25 vjeç, ishin mbledhur në anë të rrugës për të hypur në autobuz.

Drejtuesi automjetit kishte përmbajtje të lartë të alkolit në gjak dhe ishte duke i dhënë makinës me një shpejtësi të madhe, tha për Associated Press një zyrtar i Karabinierëve. Më tej ai ka përjashtuar mundësitë se ky ishte një sulm terrorist.

Shërbimet vullnetare të zjarrfikësve kanë thënë në Facebook se 6 persona kanë gjetur vdekjen e menjëhershme. 11 të tjerë kanë mbetur të plagosur, katër prej të cilëve në gjendje kritike për jetën.

Komandanti i Karabinierëve të Bolzanos Alessandro Coassin tha se drejtuesi i automjetit, identiteti i të cilit u bë i njohur nga mediat në Itali, është një 28-vjeçar i cili tashmë është arrestuar.

Krahina autonome në veri të Italisë, ku flitet kryesisht gjermanisht, është një pikë mjaft popullore për turistët gjermanë për shkak të rezorteve të skive si dhe atraksioneve të tjera.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?