English

Drejtuesi ndez cigaren në pikën e karburantit, shpërthen në flakë mjeti në Korçë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Një incident i rendë ka ndodhur paraditen e kësaj të shtune në aksin rrugor Korçë-Bilisht. Korrenspondenti i Euroneës Albania, Xhensil Shkëmbi bën me dije se ngjarja ka ndodhur në një pikë karburanti.

- Advertisement -

Sipas informacioneve paraprake drejtuesi i mjetit së bashku me të birin kanë hyrë në pikën e karburantit për të furnizuar mjetin e tyre me gaz, por në momentin që makina furnizohej drejtuesi ka ndezur një cigare duke shkaktuar shpërthimin e flakëve në mjet.

Kanë qenë persona e pranishëm, përfshirë dhe punonjësit e karburantit të cilët e kanë shtyrë mjetin në anën tjetër të rrugës duke e hedhur në kanal për të shmangur shpërthimin e karburantit.

Si pasojë e flakëve janë dëmtuar babë e bir, të cilët janë dërguar me urgjencë në spitalin e Korçës.

Burime pranë këtij spitali bëjnë me dije se gjendja është e rëndë për shkak të djegieve të shumta.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngajrje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?