Federata Shqiptare e Amerikës “Vatra” propozoi Dritan Demiraj si kandidat për president.
Organizata më e vjetër e diasporës, është e mendimit se ish-ministri i brendshëm i qeverisë teknike të 2017-s, është emri më i mirë për president. Demiraj u vendos ministër brenda qeverisë Rama, si propozim i demokratëve, për të shmangur vjedhjen e zgjedhjeve të 2017-s, të cilat u humbën nga opozita.
“Zoti Dritan Demiraj ka një biografi dhe aktivitet të pasur si një nga ish ushtarakët e lartë më të dekoruar në dhe të vlerësuar në dekadat e fundit. Roli i tij në përfaqësimin me dinjitet, profesionalizëm dhe përkushtim të njësive të forcave të armatosura ka bërë krenarë jo vetëm shqiptarët brenda vendit por mbarë shqiptarët kudo ku jetojnë dhe punojnë në botë,” – thuhej në letrën drejtuar Kuvendit.
LEXONI GJITHASHTU:
Eheee, qenka infektuar dhe kjo ‘Vatra’ me idiotologjine shqiptare. Koloneli ne pension, ne fjale, e para e punes eshte njeri 100% politik. Nese e ka harruar kete ose nuk do ta permend, i bie qe jane thejsht djallezor-delirant. Koloneli ne pension D.D. eshte njeri i respektuar ne fushen e Forcave te Armatosura, por kur behet fjale per politike, aq me shume per nje pozicion si i presidentit, nuk mendoj se eshte njeriu i duhur.