English

Dritan Shano: Fatkeqësi nëse Konferenca përdoret si medalje nga qeveria

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Dritan Shano, ekspert ekonomie, në studion e Euronews Albania komentoi komentoi ndihmën prej 100 mln eurosh të dhënë nga Franca për Shqipërinë duke e parë atë si strategji e presidentit francez Emmanuel Macron për t’i dhënë një impuls krejt tjetër politikës së jashtme franceze.

- Advertisement -

“Ajo do të jetë prezente në Ballkan me një shifër mjaft të lartë, flasim për rreth 1.3- 1.4 miliard euro në vit për të gjashtë vendet e Ballkanit”, – tha Shano.

Për ekspertin e ekonomisë, është i domosdoshëm një riformulim i buxhetit 2020 me qëllim që të ketë një buxhet të posaçëm për rindërtimin.

“Unë mendoj që konferenca ishte një sukses, fitoi ndjenja njerëzore dhe gatishmëria për t’u gjendur në nevojë. Do të ishte gabim nëse kushdo në qeveri do tentonte ta vërë këtë medalje në xhaketë.

Kjo ndërtohen mbi fatkeqësinë e madhe të 50 jetëve të humbura, dëmtimin e zonës më produktive të Shqipërisë, jo aq nga tërmeti se sa nga keqveprimi njerëzor. Nuk e prisja të arrihej në këtë shifër.

Ajo shifër duhet zhveshur nga impenjimet afatgjata, duhet kuptuar sa para realisht do investohen në afatshkurtër, afatmesëm dhe afatgjatë për rindërtimin në zonën e prekur.  Monitorimi është shumë i rëndësishëm”, – tha z. Shano.  

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?