English

Droga në kontejnerin e ‘Bana King’, reagon kompania e skanimit në Portin e Durrësit

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kompania S2 ALBANIA, e cila merret me skanimin e konetinerëve në Portin e Durrësit ka reaguar pas pas kapjes së drogës në kontejnerin e ‘Bana King’.

- Advertisement -

Në një deklaratë për mediat, kompania thotë se imazhet e skanerit nuk ka mundësi që të manipulohen, duke qenë se mennjëherë sapo skanohet kontejneri imazhet futen në server dhe s’ka asnjë mundësi për t’i ndryshuar.

Sipas Kompanisë droga mund të jetë futur në kontenjer pasi është bërë skanimi.

“Jemi në dijeni të një incidenti të fundit në të cilin një kontenier mallrash u skanua dhe rezultoi pa probleme në pikën e kontrollit të S2 Albania në Durrës. Pak pas daljes nga pika e kontrollit të S2 Albania, kontenieri u gjet me lëndë narkotike të paligjshme. Ne kemi kryer një hetim paraprak të rrethanave, me konkluzionet e mëposhtme:

Kemi përcaktuar se imazhi i skanuar i kontenierit në fjalë nuk tregon praninë e anomalive. Ndonëse nuk mund të flasim për rrethanat pas largimit nga pika jonë e kontrollit, jemi të bindur se asnjë futje kontrabande në kontenier nuk ka ndodhur brenda perimetrit tone te operimit. Është ngritur një pyetje nëse imazhet e skanuara mund të manipulohen. Imazhet e skanuara shfaqen brenda server (vieëer) në pronësi të S2 Albania, i cili nuk ka aftësinë për ta edituar vetë imazhin. Imazhi i skanuar është imazhi i ruajtur.”- thuhet në deklaratë

Në Portin e Durrësit pak ditë më parë u kap një sasi prej 33.5 kg kokainë në kontejnerët me banane të firmës ‘BanaKing’.

Droga ishte e ndarë në 31 pako, të vendosura në 2 arka bananesh. Pronari i kompanisë ‘BanaKing’, Trifon Murataj është shpallur në kërkim, teksa janë vënë në pranga administratori Petrit Demishaj dhe 2 punonjësit e skanerit.

Reagimi

LEXONI GJITHASHTU: 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Donald Trump prezantoi kriptomonedhën duke rritur frikshëm pasurinë brenda natës! Çfarë mendoni për lëvizjen e tij?