English

Drogë, armë dhe fshehje pasurie, ekstradohen 4 shtetas me precedentë penal

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Policia e Shtetit ka finalizuar procedurat e ekstradimit të 4 shtetasve, të cilët rezultojnë të dënuar, ose akuzuar nga autoritetet në Shqipëri dhe në Spanjë, për armëmbajtje pa leje, kultivim, prodhim dhe shitje narkotikesh, si dhe për fshehje të ardhurash.

- Advertisement -

Salvatore Salozzo, 31 vjeç, i lindur në Itali, u ekstradua nga Italia në Shqipëri, pasi është dënuar nga Gjykata e Tiranës, me 5 vjet burgim, për veprën penale “Fshehja e të ardhurave”. 31-vjeçari ka fshehur të ardhurat e shoqërisë tregtare të tij dhe nuk i ka paguar detyrimet tatimore shtetit shqiptar.

Renald Lleshi (Canaj), 29 vjeç, u ekstradua nga Gjermania në Shqipëri, pasi është dënuar nga Gjykata e Sarandës, me mbi 3 vjet burgim, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”. Më datë 29.08.2017, në Sarandë, 29-vjeçari bashkëpunoi për plagosjen me armë zjarri, të 3 shtetasve, ndërsa në banesë iu gjetën 9.8 kg lëndë narkotike cannabis sativa.

Njazi Kulla, 28 vjeç u ekstradua nga Luksemburgu në Shqipëri, pasi është dënuar nga Gjykata e Tiranës, me 3 vjet burgim, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. 28-vjeçari duhet të vuajë dhe rreth 2 vjet burgim, nga ky dënim.

Ll., 48 vjeç, lindur në Vlorë, u ekstradua nga Shqipëria në Spanjë, pasi Gjykata e Barcelonës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, sipas parashikimeve të Kodit Penal të Spanjës.

Policia bën me dije se bashkëpunimi me partnerët europianë dhe jo vetëm, vijon, për të finalizuar ekstradimet e shtetasve të ndaluar, të shpallur në kërkim ndërkombëtar për vepra penale të ndryshme.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?