Mbrëmjen e së shtunës në Bashkinë Dropull janë rishfaqur sërish zjarret e verës.
Aktualisht flakët kanë përfshirë sipërfaqet me kullota në kodrat e fshatrave Vanistër dhe Derviçan dhe po përparojnë drejt zonës së banuar.
Strukturat e emergjencës, zjarrfikësit, pushteti vendor dhe banorët po monitorojnë situatën dhe janë në gatishmëri për të ndërhyrë për shuarjen e zjarreve në rast të rëndimit të situatës.
Zjarret e kësaj vere kanë djegur rreth 2 500 ha pyje-kullota në Bashkinë Dropull.
LEXONI GJITHASHTU:
- Riaktivizohen zjarret në malin e Sopotit, përparojnë drejt Gjirokastrës e Dropullit
- Maqedoni|30 vatra aktive zjarri, situata e rënduar në kufi me Greqinë e Bullgarinë