English

“Duan të godasin Vuçiçin”, Brnabiç për planin për atentat: Autorët ende të lirë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kryeministrja serbe Ana Brnabiç ka komentuar së fundmi lajmet për ‘planin e vrasjes së presidentit serb”, Aleksandër Vuçiç.

- Advertisement -

Pas arrestimit të një grupi kriminal nga Beogradi, ajo tha se rreziku për jetën e presidentit serb ende nuk ka kaluar, pasi sipas saj organizatorët janë ende të lirë.

“Më duhet të nënvizoj. Ata që urdhëruan këtë vrasje janë ende të lirë, ata janë jashtë mundësive të shërbimeve tona shtetërore. Kush dëshiron të destabilizojë Serbinë, kush dëshiron ta shohë Serbinë të kthehet në të kaluarën, do të godasë së pari Aleksandar Vuçiçin. Fatkeqësisht, ky është opsioni më i lehtë për shumë njerëz që duan që Serbia të jetë një vend i dobët”, shtoi kryeministrja.

Ajo nënvizoi kishte informacion për një sulm të mundshëm, raporton media serbe B92.

“Edhe një herë i falënderoj thellësisht të gjithë pjesëtarët e shërbimit tonë të sigurisë sepse bënë gjithçka për të mbrojtur jetën e presidentit tonë Aleksandar Vuçiç dhe këtë e bëmë me sukses, por edhe familjarëve të tij, sepse sot dëgjojmë se ata ishin gjithashtu në rrezik serioz. Ne e dinim, folëm për të, por kurrë nuk dëgjuam për këtë më qartë se tani. Ne u jemi mirënjohës partnerëve tanë jashtë vendit që punuan me ne”, tha Ana Brnabiç.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Donald Trump prezantoi kriptomonedhën duke rritur frikshëm pasurinë brenda natës! Çfarë mendoni për lëvizjen e tij?