8 fitore, 3 barazime dhe 4 humbje nuk mjaftojnë për të drejtuar Napolin, këto ishin statistikat e Rudi Garcias në krye të kampionëve të Italisë. Spanjolli më pas u detyrua të litne skuadrën pas iu shkarkua nga presidenti De Lsurentiis, i cili është rikthyer të flasë sërish për këtë cështje.
“Kuptova që nuk ishte njeriu i duhur për të drejtuar Napoli që ditën që e prezantova. Duhej ta kisha larguar nga ajo detyrë që ditën e nesërme. Të isha ngjitur sërish në skenë dhe të deklaroja: E prezantova, por tani duhet ta heqim”, tha Aurelio De Laurentiis, president i Napolit.
Numri 1 i skuadrës që fitoi për herë të 3-të në histori kampionatin tregoi më tej rreth Garcias, duke shtuar se ai nuk e njihte skuadrën.
“Ishte një trajner që kur erdhi tha: Unë nuk e njoh Napolin, nuk kam parë kurrë një ndeshje të këtij ekipi. Duhej ta kisha kuptuar që në atë moment që nuk ishte njeriu i duhur, por e mora me të qeshur. Problem është se e përsëriti atë gjë disa here. Largoi një përgatitës të përkryer për të sjellë një tjetër që… Më kishin thënë që ai t’i trazon lojtarët. Duhej të kisha qëndruar në qendrën stërvitore nga mëngjesi në mbrëmje për të mbrojtur skuadrën”, tha më tej ai.
Aktualisht Napoli renditet në vendin e 5-të në kampionat, ndërsa drejtohet nga tekniku Walter Mazzari. Skuadra po lufton për një vend në Champions, ndërsa është shumë larg formës së vitit të shkuar.
LEXONI GJITHASHTU:
- Juventus kërkon rikthim në krye, Napoli i sfidon në “Allianz Stadium”
- Serie A ndan çmimet, Napoli skuadra më e mirë e sezonit, si lojtar zgjidhet Osimhen