English

Durrësi 5 vite pas tërmetit, rindërtimit parashikohet të përfundojë në 2026

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Pesë vite nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit 2019, ku humbën jetën 51 qytetarë dhe u plagosën mbi 1000 të tjerë, pasojat që ai ka lënë pas, ende ndjehen në shumë familje.

- Advertisement -

Procesi i rindërtimit nuk konsiderohet i mbyllur, pasi punimet vijojnë në disa zona të qytetit më të prekur, Durrësit.

Ndërkohë shumë familje vijojnë të trajtohen me bonusin e qirasë.

Bashkia më e prekur, ajo e Durrësit ka nxjerrë të dhëna se në cilën fazë ndodhet rindërtimi. Deri më tani mbi 90% e objekteve me dëmtime DS3 dhe DS4 janë rikonstruktuar, ndërsa 10% janë në proces përforcimi. Në 44 shkolla të dëmtuara punimet kanë përfunduar, përjashtuar disa raste, si gjimnazi “Gjergj Kastrioti”, ku punimet janë pezulluar për shkak të zbulimeve arkeologjike.

Kryetarja e kësaj bashkie tha se do të shpërndahen edhe çelësat e shtëpive për familjet që ende nuk i kanë marrë.

Pavarësisht përfundimit të një pjesë të ndërtimit të institucioneve arsimore, procesi i rindërtimit pritet të zgjasë deri në vitin 2026. Edhe për dy vitet e ardhshme janë 5 miliardë lekë të parashikuara në buxhet për tu shpenzuar për rindërtimin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

A mendoni se dhënia e 2 bonuseve për pensionistët këtë vit lidhet me fushatën elektorale?