English

Dy këshillat që do të përmirësonin ligjin e medias  – juristi Erlir Puto në Ilva Now

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Juristi dhe profesori Erlir Puto, deklaron se ligji i antishpifjes është në tërësinë e tij pozitiv por nevojiten disa ndërhyrje. Si njohës i mirë i ligjit të medias, në studion e Ilva Now në Euronews Albania, tha se kjo ka të bëjë me funksionin e rolit të Autoritetit të Mediave Audiovizive dhe uljen e nivelit të lartë të gjobave që parashikohen kundër mediave online në rast shkeljeje.

- Advertisement -

“Në vetvete ligji është pozitiv dhe plotëson një kuadër ligjor shumë të rëndësishëm që mungonte dhe nuk mund të ngelte pa plotësuar. Ne kemi media tradicionale, siç është televizioni juaj për të cilët ka një kuadër rregullator. Por, ka gjithnjë përmirësime dhe mund të bëhet diçka më mirë. E parë është që të sqarohet roli i autoritetet (AMA-s) që do të marrin vendime.

Këshilli i Ankesave duhet të ketë një sistem përfaqësimi dhe të sigurojë një transparencë dhe besim për publikun. Kjo mund të arrihet me përfaqësues të medias dhe shoqërisë civile. Një gjë tjetër është masa e sanksionit. Këto aktuale janë deri diku të rënda për një media, duke iu referuar mënyrës së si funksionon media online. Duhet të këtë ndëshkim, por të jetë në nivele të përballueshme që nuk cenon mbarëvajtjen e një biznesi”, u shpreh z. Puto.

Më tej juristi duke iu referuar pretendimeve që ligji shkel lirinë e fjalës, ai tha se nuk është vetëm e drejt themelore e njeriut, pasi shpesh herë lira e fjalës shkel të drejtën e dinjitetit për qytetarët.

“Ligji është i nevojshëm për të shmangur dhe pabarazinë me median tradicionale. Nuk është vetëm liria e drejtë themelore. Dhe dinjiteti është e drejtë themelore dhe këtë nuk duhet ta bëjë askush”, shtoi më tej z. Puto.

Sipas tij, në shumicën e rasteve çështjes civile kundër mediave shkojnë në favor të medias. Kjo për shkak se ngritja e një procesi ligjor ka kosto dhe kërkon impenjim. Për këtë arsye, shpesh herë shumë procese përfundojnë me mos arritje e një vendimi nga gjykatat.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?